Mbretëresha fatkeqe e Francës njihej për stilin e saj luksoz të jetesës; Mari Antuaneta shpenzonte pa fre në një kohë kur në vend kishte pllakosur varfëria e thuhet të ketë qenë dhe një arsye zemërimi e masave që u ngritën në revolucionin francez. Për moderatorin e njohur britanik Piers Morgan, edhe luksi i tepruar i Meghan Markle-it, mund të krijojë nje ndjesi pakënaqësie.
Ekstravaganca e baby shower-it të saj nuk i ka pëlqyer Morganit që thotë se Meghan duhet të bëjë kujdes, se mos përfundon si mbretëresha që iu pre koka për tradhëti e kur i thoshin “ populli s`ka bujë të hajë“, ajo pyeste“ po përse nuk hanë ëmbëlsira“?
Britanikëve, kujtoi moderatori, u pëlqen që anetarët e familjes mbretërore të jenë sa më modestë!!!!!