Të premten e shkuar Meghan Markle mbërriti në Neë York për të takuar mikeshat e saj të ngushta, por duket se gjithçka ishte një rreng që shoqet i kishin bërë Dukeshës së Sussex pasi për të ishte organizuar një festë e madhe ‘baby-shower’.
Festa e cila mendohet të ketë kushtuar 300.000 dollarë u organizua e gjitha nga mikeshat e ngushta të Dukeshës së Sussex. Sigurisht që dhuratat për mamin në pritje dhe bebin që pritet të vijë në Prill, ishin të mëdha, por Meghan nuk ka hapur asnjërën prej tyre.
Nëse po mendoni se bashkëshortja e Princ Harry është treguar supersticioze, e keni gabim, pasi duket se arsyeja e moshapjes së dhuratave është krejt tjetër.
35-vjeçarja ka dashur që në momentin kur të shohë se çfarë kanë blerë miqtë për të dhe bebin, të jetë së bashku me Harryn.
Dhe kjo është shumë e kuptueshme!



















