Shumë shpejt ajo do të bekohet me vajzën e katërt, pasi është në javët e fundit të shtatzënisë. Familjarët e Ermira Çaushollit, kanë menduar ta surprizojnë nëpërmjet programit “Familja’ në Tv Klan.
Bashkëshorti dhe tre vajzat janë bërë bashkë dhe i kanë kurdisur një ‘rreng’ të bukur Ermirës, ku së bashku me stafin e emisionit i bënë asaj ‘babyshower’ surprizë, ku sigurisht mbizotëronte ngjyra rozë.
Vajzat dhe bashkëshorti kishin ftuar të gjithë miqtë dhe familjarët për të organizuar festën surprizë të pritjes së bebit të katërt.