E kanë nisur karrierën televizive në të njëjtën ditë e të njëjtin vit, por këtë e mësuan vetëm sot!
Ato janë kolege dhe shoqe të mirë, të cilat i ka bashkuar ambienti i përbashkët i punës. Ilda Bejleri dhe Elona Duro e tregojnë shpesh nëpër rrjete sociale afeksionin dhe lidhjen që kanë me njëra tjetrën, dhe prej vitesh koleget janë kthyer në mikesha shumë të mira.
E në një mori bisedash e temash që dy shoqe ndajnë me njëra-tjetrën, daljen e parë televizive, duket se Bejleri dhe Duro nuk e paskan kosumuar.
Dalja ime e pare ne ekran.. 17 vjet me pare.. Kur xhirohej nje reklame..
Ka qenë Elona ajo që ka ndarë një video në llogarinë e saj në instgram, përmes së cilës na njohu eksperiencën e saj të parë në televizion. Bëhet fjalë për 17 vite më parë, kur Elona ishte përzgjedhur për të bërë një reklame. Por ajo nuk ishte e vetmja e famshme (sot), pasi në të njëjtën reklamë duket edhe Ilda Bejleri.
“Ne e paskemi nis karrierën në një ditë moj shoqe”; i drejtohet Elona, Ildës në instastoryn e saj.
Sigursht vajzat asokohe as që do ta mendonin që me kalimin e viteve ato do të ktheheshin në kolege dhe shoqe shumë të mira.