KreuCelebrity

Plasin polemikat “post-mortem“ për Lagerfeld: “I urrente gratë“!!!

Ende pa u prehur mire, në Twitter kanë plasur polemika të forta mbi Karl Lagerfeld. Aktorja Jameela Jamil nëpërmjet postimeve në llogarinë e saj e ka përshkruar ish-drejtuesin kreativ të shtëpisë së modës Chanel dhe Fendi si një njeri, i cili i urrente femrat, një “misogjen” i pashpirt.

Aktoria ka ndarë një artikull të shkrimtjares Lara Witt, e cila kërkonte t’i jepej fund dhunës kundër femrave, duke e cilësuar Lagerfildin si një “islamofob, racist, misogynist, nje përkrahës i dhunës dhe përdhunimit”.

“Ishte padyshim një stilist i talentuar, por si një njeri nuk ishte i mirë.” Por këtyre akuzave të tmerrshme i është kundëpërgjigjur modelja Kara Delavinj. Sipas saj Jamil kërkon të tërheqë vetëm vëmendjen e mediave me deklaratat që bën.

“Ta cilësosh të keq njeri të vdekur nuk është e drejtë. Duhet të merremi me njerëzit e gjallë dhe që na drejtojnë dhe që na bëjnë keq çdo ditë dhe jo të shkatërrosh imazhin e një njeriu që s’ka vetëm pak ditë që ka vdekur.” Në çdo rast për modelen, problemi s’qëndron tek Lagerfildi, por tek gjithë sistemi dhe bota me të cilën është e përbërë industria e modës. “Është koha që gjërat të ndryshojnë dhe për këtë jam dakord.” Ka shtuar modelja angleze në një postim të saj në rrjetin social Twitter.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF