Janë lidhur prej një kohe të gjatë balerina Olta Ahmetaj dhe këngëtari Fabian Basha, e janë fëmijë të dy binjakë të adhurueshëm 6 vjec, Liam dhe Tristian, por ende nuk ka martesë. Përse?
Të dy ata e zbuluan arsyen tek “ Rudina“. “Ishte zgjedhje në fillim, ndërsa tani është pak neglizhencë. Unë i kam dashur gjithmonë fëmijët, i kam adhuruar gjithmonë, jam rritur në një familje të madhe, ndaj edhe ia kisha kërkuar unë Fabit të kishim një fëmijë”, ka thënë Olta. “Iu afruam moshës pa menduar për martesë” – theksoi Fabi. Ndërkohë rrëfyen dhe momentin e vështirë në lindjen e fëmijëve.
“Mbaj mend një moment kritik. Ne nuk e kemi thënë asnjëherë publikisht këtë. Djemtë ishin binjakë me vezore të ndryshme në një placentë. Në fillim lindi Liami, ndërsa Tristani nuk kishte më oksigjen, për shkak të çarjes së placentës… Kaluam disa minuta, rreth 5 minuta tronditëse”, ishte rrëfimi në studio.