KreuCelebrity

Diana, frikë nga lidhja e Karlit: “ Do të më vrasin si Gianni Versace-n“!!!!

Të pakten tre dëshmitarë janë dakord me këtë. Princesha Diana, kishte frikë se mos Karli e donte të vdekur, për t’u rimartuar. Pas vrasjes së stilistit të famshëm Gianni Versace, ajo ishte bindur akoma edhe më shumë.

Karli dhe Diana u ndanë zyrtarisht në 1996. Ndërsa Lady Diana gjeti vdekjen pas një aksidenti në Paris në 31 gusht të 1997. Ajo ishte vetëm 36 -vjeçe.

Për Dianen thuhej “as thick as plank”. Pra, me pak fjalë shumë kokëfortë. Nuk shkonte mirë në shkollë, dhe rezultatet e provojnë këtë. Por, ajo kishte shumë aftësi që i kalonin kufijtë e inteligjencës. Kishte shumë intuitë madje arrinte t’i kuptonte njerëzit dhe pa hapur gojën. Kishte aftësi të parashikonte gjërat. Dihet që Diana ishte e fiksuar në lidhje me jetën e saj private. Kishte shumë frikë se mos e eliminonin, madje sot shumë nga këto mendime të frikshme kanë filluar të marrin formë, duke u bërë konkrete. Pyetja që shtrohet është: Është e vërtetë që vdekja e Dianës është aksidentale apo është e vërtetë teoria që u vra për shkak të ndjekjeve të paparacëve, si ka dalë dhe nga hetimet e fundit?

Ekziston një letër e shkruar me dorë nga vetë Diana në 1993 ku shkruhet: Jam ulur në tavolinën time, duke dashur të kem pranë një njëri që të më dojë dhe të më thotë që të jem e fortë. Im shoq po planifikon një aksident me makinën time, ndoshta duke manovruar me frenat, si pasojë të marr goditje në kokë. Në këtë mënyrë mundet të martohet me Tiggy-n. Kamila nuk është se ka rëndësi për të, është thjesht një lodër. Ky njeri tallet më të gjthë” Ishte e çuditshme që në atë kohë Diana ishte e bindur se Karli ishte i lidhur me Tiggy – Legge Burke, dadon e  Uilliamit dhe Harrit. Ndoshta kjo ishte një formë për ta bindur veten se Kamila s’ishte e rëndësishme për Karlin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF