KreuCelebrity

E shoqja modele e Vinsent Kasel në fund të shtatzanisë, por nga sfilatat nuk heq dorë!!!

Vinsent Kasel dhe modelja Tina Kunaki janë shumë afër ëndrrës për t’u bërë prindër. Dhe duket sikur s’kanë ngelur shumë nga shtatëzania e modeles, e pasqyruar kjo midis videove hot dhe fotografive të publikuara në rrjetet sociale. Tina është shfaqur perfekte gjatë sfilatave të javës së modës pariziene, në shoqërinë e të vëllait.

Ajo dhe Vinsenti janë njohur në Biarritz në vitin 2016 dhe verën e shkuar finalizuan lidhjen e tyre në martesë. Kjo lidhje pati hijet e saj të dyshimit, për shkak të diferencës së madhe të moshës ndërmjet tyre prej 31 vitesh. Ajo 21 dhe ai 52 vjeç. Por kjo martesë po shkon për mrekulli dhe zërat thonë që do jetë një tjetër vajzë për aktorin 52 vjeçar. Kasel ka dy vajza nga martesa 14-vjeçare me Monika Belucin, Deva dhe Leoni.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF