KreuCelebrity

Këngëtarja shqiptare nuk merr makinën, por autobuzin: “Më falni që nuk sillem si divë“!!!

Ka rënë gjithmonë në sy për ciltërsinë dhe thjeshtësinë e saj, por këngëtarja mjaft e dashur për publikin shqiptar, Fifi (Filloreta Raçi), qenka edhe më me këmbë në tokë nga sa mendonim!!!

Këtë e tregoi me një postim të bërë në rrjetet sociale, ku tregonte sesi udhëtimi me mjetet e transportit publik, ishte pjesë e përdtishmërisë së saj.

“Nuk kam pasur kurrë turp të jetoja jetën time… Udhëtoj shpesh sepse shtëpia e familjes sime është në Prishtinë… Dhe po, udhëtoj me autobus… Mund të më pyesni ” Por pse jeton si një njeri normal?”… Sepse sinqerisht njerëz, unë jam një njeri normal… Zoti thjesht më bekoi me zërin por kjo nuk bën ndonjë diferencë të madhe… Më falni që nuk dua të jem “e paprekshme” apo të sillem si një diva fake apo ku di unë… Askush nuk është në vendin tonë dhe nuk do të jetë ndonjëherë, apo jo? Jam ende Filloreta Raçi në fund të ditës… E bija e Avni dhe Nurije Raçit!”, ka shkruar Fifi plot modesti!!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF