KreuCelebrity

Elgit Doda i propozon live në emision Klea Hutës: Do kujdesem për ty, do jemi gjithmonë të dy

Prej dy vitesh ata po jetojnë një histori të bukur dashurie. Ndjenja që lindi nga një bashkëpunim kënge, shumë shpejt u kthye në një lidhje të fortë duke bërë Klea Huta dhe Elgit Doda të kthehen një çift tejet te dashur për publikun.

Të ftuar pak ditë më parë në programin ‘Rudina’ çifti rrëfeu se martesa është ende larg, pasi për momentin karriera e tyre është parësore.

Por duket jo edhe aq larg! Sepse vetëm pak minuta më parë Turjan Hysko ka publikuar videon promovuse të programit të së dielës “Familja”, ku të ftuarit e kësaj jave janë çifti Klea- Elgit.

 

Nuk e dimë nëse është montuar promo me qëllim që të na konfuzojë, por mesa kuptojmë ne Elgiti i ka propozuar ‘live’ në program partneres së tij.

 

 

Cfare ndodh te dielen tek “Familja” ?!? ?????? Na ndiqni sepse @elgitdoda dhe @kleahuta jane super!!!

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko) on

I ulur në gjunjë përballë Kleas, Elgiti dëgjohet t’i thotë shprehimisht fjalët: Dashuri më jep ti, do kujdesem për ty dhe do jemi gjithmonë të dy.

Duket mirëfilli si propozim martese gjithsesi gjithçka mbetet për t’u parë këtë të diel!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF