U shkëput në mënyrë të beftë nga emisioni i pasdites në Top Channel, për tu rikthyer në ekranin e rëndësishëm me një tjetër program, “ Soiree“. Por ndonëse ky po ecën mjaft mirë, shumë vazhdojnë ta njehsojne figurën e Jonida Shehun me pasditen. Ndaj dhe pyetjet me të cilat u përball së fundi në “Trokit“, e kishin dhe këtë subjekt.
Ermali e pyeti për konkurencën me koleget e sidomos me Rudina Magjistarin, dhe moderatorja dha këtë përgjigje:
“Konkurrenca është e pashmangshme. Gara, në fakt, është më shumë me veten: “Kur kam bërë “Pasdite”, nuk kam menduar asnjëherë se po bëj një emision për gra, ose për gra shtëpiake. Secila nga ne bën punën e vet dhe secila është në presionin e raporteve të audiences së vet…”.
Dhe per cfarë do të pyeste Rudinën nëse do ta kishte në studio?
“Si e ke gocën“, u përgjigj Jonida me të qeshur.