KreuCelebrity

Kontesha franceze që hoqi dorë nga Titulli për t’u martuar me aktorin shqiptar!

Programi “My living” kësaj here ishte në shtëpinë e aktorit Genti Kame, ku moderatorja Brunilda u mirëprit nga Genti, bashkëshortja Jolen dhe dy vajzat e çiftit, Alban dhe Dian.

Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar ka përjetuar një histori të rrallë dashurie, pak a shumë si ato që kemi dëgjuar në përralla apo kemi lexuar në librat romantikë. Ai një djalë i ri nga një vend i vogël si Shqipëria kishte shkuar për studime në Paris, ku u njoh me atë që sot është nëna e dy vajzave të tij.

Jolen (Yolaine)  nuk ishte një vajzë si gjithë të tjerat, pasi krahas virtyteve që me siguri Genti ka parë tek ajo, biondja që i rrëmbeu zemrën artistit shqiptar i përkiste një familje aristokrate Kontish francezë.

Yolaine d’Aboville ishte kontesha që rridhte nga familja e mbretit Luigj i VI, por që për shkak të martesës me një djalë që nuk ka gjak blu, asaj i është dashur të heqë dorë nga Titulli.

“Unë e kam humbur Titullin, sepse u martova me një burrë që nuk ka titull. Por unë kam dashuri dhe është më mirë se të kesh një Titull: u shpreh Jolene gjatë programit.

Sot çifti jeton prej katër vitesh në fshatin Ibë dhe duket se familja është përshtatur mjaft mirë me jetesën në Shqipëri.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF