Sezoni i ri i spektaklit të shumëpëlqyer të humorit në Top Channel, “Portokalli“, premton surpriza. Risitë e zgjojnë gjithmonë interesin e publikut, dhe këtë drejtuesit e spektaklit e dinë mirë. Ndaj dhe premtojnë të reja në ekran.
Regjizori Altin Basha rrëfeu se do të ketë disa emra të rinj në trupën e aktorëve, e do të ketë po kështu ndryshime sa i takon moderimit të programit: deri më sot aty është respektuar skema e dy apo maksimumi tre prezantuesve, por tani duket do të bëhen katër!
Basha nuk e tregoi se për cilët emra të rinj bëhet fjalë, por ndryshe, si do të na e nxiste kaq shumë kërshërinë?