KreuCelebrity

Ja cilët do të jenë dy moderatorët  e rinj të Portokallisë!!!

Regjizori Altin Basha e rrëfeu së fundi se sezoni i ri i “Portokallisë“ vjen me risi, e një prej tyre është formati i moderatorëve: nga dy, do të bëhen katër. Basha nuk tregoi ndërkohë se cilët do të jenë këta prezantues, duke u përpjekur ta mbajë kërshërinë zgjuar deri në celjen e spektaklit.

Por “Who“ ka mësuar se ata do të vijnë nga brenda stafit të Portokallisë, nën petkun e dy personazheve të politikës shqiptare: Delinda Disha në rolin e Elisa Spiropalit dhe Rezart Veleshnja në atë të Erion Braçes.

Kuriozitetin e emrave e shuam, por jo atë të ditës së fillimit të show-ut, që premton të jetë mjaft argëtues!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF