Një tjetër emision, një tjetër shembull i një nëne të përkushtuar së cilës i duhet të jetojë e të luftojë me sëmundjen pa kthim të fëmijës së saj. Këtë radhë, bëhet fjalë për Floreshën, historia e së cilës u rrëfye tek “ Dua të të bëj të lumtur“. E ndarë nga bashkëshorti, ajo po i rrit fëmijët mes vështirësive ekonomike, dhe njëri prej tyre, djali, Sebi, vuan nga autizmi. E motra megjithatë, I tregoi se do të jetë aty për të në cdo moment.
“Motra të do fort dhe të ftova në këtë studio për të treguar historinë tënde dhe të grave si ti. Unë të mbështes në çdo vendim tëndin dhe do të jem në krahun tënd gjithmonë!” , ishte mesazhi i Anilës. Floresha mori dhe një ndihmë të vyer falë emisionit; problemet ekonomike e kishin detyruar të ndërpriste terapinë e të birit, por tani seancat I janë paguar për plot një vit!