Dy këngëtaret e njohura kosovare paskan mosmarrëveshje të hershme me njëra tjetrën, dhe një herë, prapa kuintave të një koncerti, situata paska degjeneruar dhe në përplasje fizike. Leonora Jakupi nuk e paska lënë me kaq, por e ka hedhur Adelina Ismajlin në gjyq. Kjo e fundit është gjykuar si e pafajshme, megjithatë hasmëria mes tyre mbeti duke bërë që këngëtaret për vite të tëra të mos kenë asnjë komunikim me njëra tjetrën.
Moderatori Naim Abazi paska tentuar, sic tha në “Mirage“ që t`i zbusë ca gjakrat mes tyre, duke mos treguar preferencë për asnjërën për të mos prekur palën tjetër.
Sesi do t`i ecin tentativat, kjo mbetet për tu parë!!!