Keith Flint vokalisti i grupit legjendar të rrokut “The Prodigy” është gjetur sot i vdekur në shtëpinë e tij në Essex. 49-vjeçari është gjetur nga uniformat blu rreth orës 8 të mëngjesit në apartamentin e tij, dhe më pas është konfurmuar se rokeri ka kryer vetëvrasje.
Përfaqësuesit e grupit kanë publikuar një lajmërim për shtyp ku kanë shprehur keqardhjen për humbjen e madhe, e duke kërkuar që të respektojnë privatësinë e të ndjerit.
“Të shokuar e të dëshpëruar konfirojmë vdekjen e vëllai dhe shokut tonë të ngushtë Keith Flint. Pioner, inovator, legjendë ai do të na mungojë përjetësisht”, shkruhet në lajmërim.
Flint u bë i njohur në vitet ’90 ku dalloi për stilin dhe look-un e tij të veçantë. Disa prej hiteve më të njohur të grupit të famshëm janë “Breathe”, “Firestarter”, “Smack my b***h up” etj.