KreuCelebrity

“Për të tjerët ishe Dilani, për mua, ishe thjesht Babi“: mesazhi i djalit të Luke Perry-t që i bëri njerëzit të lotojnë!!!

Djalin e Luke Perry-t, Jack,e njohin ndryshe edhe si “ Jungle Boy“, dhe merret me Wrestling. Por pas vdekjes së papritur të të atit në moshën 52 vjecare për shkak të një hemoragjie cerebrale, i riu 21 vjecar duket se për momentin, e ka të pamundur të vazhdojë të bëjë ato që bënte normalisht. Ai i ka anulluar ndeshjet e programuara dhe është zhytur në dhimbjen e vet.

“ Për shumë njerëz, ai ka qenë dicka e vecantë, por më mua ka qenë përherë “Babai“. Më ka dashur dhe ka mbështetur në cdo gjë që bëja; më frymëzoi të isha një njeri më i mirë“, thotë Jack. “ Kam mësuar aq shumë prej teje, dhe zemra më cahet kur mendoj të gjithë gjërat që do të humbasësh, sepse nuk je më këtu. Do të më marrë malli për ty në cdo ditë që do të shkel mbi këtë tokë. Do të bëj cmos që ta coj përpara trashëgiminë tënde dhe të të bëj krenar. Të dua, babi“, mbyllet mesazhi prekës i 21 vjecarit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF