KreuCelebrity

Si rrallëherë Xhemi Shehu publikon foto me djalin dhe ai është kopje e mamit!

Jetën private ajo ka zgjedhur ta mbajë për vete, jashtë vëmendjes së publikut, ndonëse kërshëria e këtij të fundit është e madhe.

Ndonëse prej vitesh një nga moderatoret më të dashura, fotot personale me bashkëshortin apo fëmijët për Xhemi Shehun numërohen me gishtat e njërës dorë. Por duket se pak minuta kë parë moderatorja e Portokalli e ka bërë një përjashtim, pasi si rrallëherë ajo ka postuar në rrjetin social instagram një foto me djalin e madh Martinin.

Tashmë 8 vjeçar, bekimi i parë i mami Xhemit është kthyer një djalosh tejet simpatik i cili duket se ka trashëguar shumë genet e bukura të së ëmës.


Ngjashmërinë e madhe që kanë nënë e bir ja kanë vënë në dukje edhe komentuesit te cilët vërshuan me komplimentet për mamin e djalin.

Martini është vëllai i madh i Gabrielit i cili është 4 vjeç.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF