KreuCelebrity

Getoari ‘infekton’ edhe Marinën! Ja detaji i përbashkët i çiftit!

Si një nga reperët  më të mirë të vendit, Getoar Selimi  ka krijuar një imazh që e karakterizon. Shpesh i veshur me firma luksi, me mjekrën e errët që duket përherë e kuruar, dhe syzet që nuk mungojnë asnjëherë në portretin e tij.

Getoari preferon syzet e mëdha e të errëta dhe s’ka rëndësi nëse është ditë apo natë, ambient i jashtëm apo i brendshëm, aksesori i preferuar i reperit është gjithmonë në portretin e tij.

Mesa duket Geti ka ‘infektuar’ edhe bashkëshorten e tij, pasi së fundmi edhe Marina në përditshmërinë e saj mban pothuajse gjithmonë syze, pavarësisht kohës dhe vendit.

Ndonëse moderatorja simpatike preferon të sjellë versione dhe modele të ndryshme syzesh (ndryshe nga partneri i saj që i qëndron besnik të njëjtës ngjyrë e model), në fotot e publikuara në instagram, numëron dhjetra palë syzesh.

Dhe nëse Marina është ndikuar nga Getoari për stilin në paraqitje, le të themi që me siguri ajo ka konribuar në ‘zbutjen’ e reperit në foto pasi ai shpesh karakterizohej nga serioziteti në pothuajsë çdo foto.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF