KreuCelebrity

“Kanë probleme me live-n”: Këngëtarët i kthejnë përgjigje deklaratës së Anita Haradinaj!

Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, bashkëshortja e Kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinaj organizoi një koncert privat me 800 të ftuar, për të cilët performoi live këngëtarja Elvana Gjata.

Pak ditë pas koncertit zonja Haradinaj u pyet nga Prive se pse zgjodhi pikërisht Elvana Gjatën si të ftuarën speciale të këtij eventi. Anita u shpreh se me këngëtaren Gjata e kishte bërë një bisedë të tillë që një vit më parë, por meqë atëherë nuk u realizua pasi erdhi Rita Ora, u la për këtë vit. Ndër të tjera zonja Haradinaj u shpreh se disa prej këngëtarëve të tjerë që mund të ishin pjesë e këtij koncerti ishin të zënë, ndërsa të tjerë kishin probleme me të kënduarit ‘live’, ndaj koncertin e mori përsipër vetëm Elvana.

Gazetari i Tema Tv dhe MCN radio ka kontaktuar disa prej këngëtarëve më në zë të ‘live-t’ dhe I ka pyetur nëse ata kanë marrë ndonjë ftesë nga Anita Haradinaj për të kënduar në koncertin e Pavarësisë së Kosovës dhe rezultoi se asnjë prej këngëtarëve të kontaktuar nuk e kanë marrë një festë të tillë.

Ja si u shprehën artistët e kontaktuar!

Eli Fara: Ne kemi 30 vjet që bëjmë koncerte 3, 4, 5orë live. Nëse do e kisha marrë një ftesë për atë koncert normale që do shkoja.

Anxhela Peristeri: Jo, nuk kam marrë ftesë, por sigurisht që dihet nga të gjithë njerëzit që problemi im më i vogël është të këndoj live. Megjithatë ajo ka pas një arsye që e ka marrë dhe shumë mirë ka bërë, është një këngëtare shumë e mirë edhe Elvana. Çështje preferencash

Aurel Thellimi: Unë mendoj që këto këngëtaret që dinë të këndojnë live nuk e kanë fare problem ta bëjnë atë koncert. Kush këngëtar do e refuzonte një ftesë të tillë kur dihet që edhe shpërblimi duhet të jetë i madh.

Irma Libohova: Unë kam lindur duke kënduar live dhe do vdes duke kënduar live. Në atë datë unë kam qenë në një koncert tjetër në Gjakovë, por nje festë e tillë mua nuk më ka ardhur. Kam qenë e zënë në të vërtetë por me këtë “këngëtarët e live-t kanë probleme’ unë nuk kam lidhje.

Redon Makashi: Mua nuk më ka marrë njeri në telefon. As mua, as Aleksandër Gjokën, as Elton Dedën se në bashkë rrimë. As Eugent Bushpepën nuk e kanë kontaktuar. Se çfarë gustosh ka Haradinaj është punë tjetër. Nuk qëndron problemi tek këngëtarët live, nuk këndon vetëm Elvana live. Ajo nuk di gjë se Elvanën ne e kemi nxjerrë nga këto spektaklet “Ethet e së premtes”. Është Alban Skënderaj që këndon live, Eneda Tarifa, Juliana Pasha…Ne mbajmë koncerte nga dy-tre orë.

Shkurte Fejza: Për Pavarësinë e Kosovës ne jemi vazhdimisht të angazhuar jashtë vendit. Sepse neve këta na lajmëruan shumë vonë, kur ne kishim organizuar koncerte. Unë isha në Norvegji kur më morën në telefon.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF