KreuCelebrity

Cfarë gabimi bëri përsëri Bes Kallaku me të motrën që i shtyu fansat ta sulmonin??

Në 8 mars, aktori i humorit uroi gratë më të rëndësishme në jetën e tij, dhe këtë e bëri me mesazhe e një fotokolazh. “Gratë e jetës. Mami Shpresa, që më lindi, më dha jetë. Ija ime më rriti, me kripë dhe zemër. Xhensila ime më shtoi jetën dhe bashkë i dhamë jetë jetës.” – ka shkruar aktori i humorit. Mesazhi është në rregull; problemi është se jashtë tij kishte lënë të motrën, Ana. Si për ta rregulluar “gabimin“ , e shtoi në kllapa “ Edhe Ana, motra ime, të dua shumë. Nuk gjeta foto, sepse kisha dalë shumë keq vetë aty haahahah“!!!!

Cështja është se dhe një vit më parë, Besi bëri të njëjtën gjë, harroi të shtonte Anën në urim. Fansave kjo gjë nuk i shpëtoi. “Më duket pak pa lidhje kjo puna e urimit të motrës. Edhe vjet ajo të kishte bërë vërejtje që s’e urove bashkë me femrat e tjera të jetës tënde dhe kishte të drejtë. Reagimi i saj u bë lajm. Sivjet i njëjti gabim. Madje e paske dreqosur edhe më keq duke futur në kllapa veç motrën se s’kishe foto më të mirë,” ka shkruar një ndjekëse. “Mami të bëri dhe të rriti, por motra ishte bashkëudhëtare e jetës tënde. Motra është gjysma jote dhe mirë ose keq, duhet të ishte aty,” vazhdon një tjetër. Disa komentues thonë se aktori “mund të kishte zgjedhur të vendoste vetëm foton e motrës” dhe “të mos e kishte uruar në kllapa si nga halli”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF