“Dua të të bëj të lumtur“ këtë herë kishte disa surpriza për një prej emrave më të njohur të Top Channel, Alban Dudushi. Një prej tyre ishte prania e prindërve të tij, të cilët rrëfyen mes emocionesh krenarinë që ndiejne për të birin. Fjalët e tyre e përloten Albanin, ndaj të cili e ëma e kishte dhe një vërejtje: duhet të lërë sa më parë duhanin!!
Një tjetër surprizë ishte ftesa në studio për vajzën e tij, Joelle e cila është bërë një zonjushë mjaft bukuroshe, e që përmes një letre I shprehur të atit dashurinë.
Së fundi, Bieta Sulo rrëfeu njohjen e tyre dhe sesi Albani kishte arritur ta bënte për vete. “Albani nuk ka qenë vetëm shefi im në punë, por edhe shef në jetë, ai që pushtoi zemrën time. E kam adhuruar dhe e dashurova për atë që ai është. Nuk më ngelet gjë tjetër për të thënë, por vetëm të dua!”.



















