KreuCelebrity

Fejesa e Jennifer Lopezit, çfarë mendon ish – burri i saj Marc Anthony!

Lajmi i fejesës së Jennifer Lopezit me Alex Rodriguez, me të cilin këngëtarja ka dy vite e lidhur, shpërtheu rrjetin, duke u bërë një lajmet më të lexuara. Lumit të urimeve nga fansët e ndryshëm, iu shtua dhe urimi i këngëtarit Marc Anthony, ish- bashkëshortit të Jennifer Lopezit, që sipas një burimi të afërt të artistit, u shpreh se Marc është shumë i emocionuar dhe i kënaqur nga kjo fejesë.

“Fëmijët e duan Alexin, dhe kjo eshte ajo që ka rëndësi për Marc-un.” u shpreh burimi. Jennifer Lopez dhe ish – basketbollisti Alex Rodriguez kanë një lidhje të konsoliduar dhe të fortë tashmë, ndonëse kanë vetëm 2 vjet të lidhur. Këngëtarja dhe aktorja e ka provuar dhe më parë ç’do të thotë të jesh e martuar.  Më parë ajo ka qenë e martuar me Ojani Nou, me koreografin dhe kërcimtarin Chriss Judd si dhe me Marc Anthony me të cilin ka dhe 2 fëmijët.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF