Dasmë në horizont?
Mëse dy vite pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Brad Pitt së fundmi thuhet se Angelina Jolie ka krijuar një romancë me një burrë misterioz, i cili mendohet të jetë një bilioner nga Britania. Aktorja, regjisorja, dhe filantropistja madje thuhet se e ka çuar në një tjetër stad lidhjen me britanikun, pasi mendohet se çifti do të martohet në Francë. Sipas “Life & Style”, Angelina dhe i dashuri do të mund të zhvillojnë një ceremoni ne Chateu Miraval, ndërsa Brad Pitt ka mësuar gjithça nga vajza e tyre Shiloh.
Por burime pranë aktores 43 vjeçare kanë mohuar gjithçka dhe kanë treguar se Jolie po jeton momentet e saj më të lumtura si beqare.
“Angelina nuk po del me askënd tani për tani dhe është shumë OK me këtë. Ajo kaloi një periudhë të vështirë pas ndarjes me Brad Pitt, por tani ka lënë pas gjithçka falë dashurisë dhe mbështetjes që ka marrë nga fëmijët. Nuk është ende gati për të krijuar një lidhje serioze me dikë tjetër, dhe për disa kohë do të vazhdojë të ketë në fokus fëmijët dhe punën. Nuk po del as me ndonjë aktor, e as me ndonjë bilioner nga Europa, dhe e sigurt që nuk do të ketë asgjë me Brad Pitt”; ka treguar një mik i aktores.
Pra asnjë dasmë në horizont për Angelina Jolie!



















