Pritja e ëmbël e Alemda Abazit është drejt fundit; vetë ish Missi rrëfeu në rrjetet sociale se ka hyrë në muajin e tetë të shtatzanisë. Nuk vonon pra dhe shumë. Por ndërkohë kureshtja është e madhe për të parë sesi duket tani bukuroshja shqiptare. Në fakt, ajo vetë u ankua përpara disa kohësh se kishte shtuar peshë, por nga pamjet që hodhi së fundi nuk shohim ndonjë gjë të madhe. Përkundrazi, duket mjaft në formë!!!



















