KreuCelebrity

“Vajza jote është e sëmurë“, komenti i vrazhdë i ndjekësit e prek shumë Xhensilën, por edhe ajo, nuk e lë pa përgjigje!!

Xhensila Myrtezaj nuk ka lënë rast pa treguar se lë kokën pas të bijës, Ajkës. Por si ajo, ashtu dhe I shoqi, Bes Kallaku, janë treguar mjaft të kujdesshëm kur vjen fjala tek privatësia, duke preferuar që të mos e tregojnë shumë vogëlushen e tyre.

Ky kujdes prindëror megjithatë, ka marrë dhe ngjyrim tjetër, sic e tregoi komenti i ashpër i një ndjekësi të këngëtares. ‘Ajka e Xhensilës eshte me sindroma për ate nuk e bëjnë publike nëpër foto“, shkruan ai.  Xhensila nuk ka duruar dot, por i është përgjigjur me tone të pazakonta për të. ‘Njeri i ndyrë, njeri pisqik. Vajza ime gëzon shëndet të plotë, e na gëzon çdo ditë. Është dritë dielli pa asnjë mangësi. Ta them unë pse nuk e nxjerr vajzën, është aq e pastër aq e kulluar sa që nuk duan ta bëjnë pis”,  I thotë këngetarja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF