Komentet raciste ndaj Linda Halimit për martesën me Davon Edwards ishin shfaqur dhe përpara, por u ripërtërinë pas lajmit të papritur të lindjes së vajzës së saj.
Linda kishte preferuar ta mbante sekret shtatzaninë e vet pikërisht sepse donte, sic tha, ta linte botën larg vogëlueshes së saj. Këngëtarja ndërkohë ka preferuar t’i injorojë komentet raciste dhe përmes një postimi në Instatory tregoi se dëshiron të përcjellë pozitivitet. “Nuk e kisha idenë që do më mbështesnit kaq shumë. Numri i mesazheve që kam marr dhe kam lexuar është çmenduri. Më vjen keq që s’mund t’u kthej përgjigje të gjithëve, por të gjithë më dhatë kaq shumë jetë dhe energji. Energjia është e vërtetë, mbroni tuajën gjithë kohës! Zoti ju bekoftë me kaq shumë dashuri, dritë dhe paqe. Shpirti juaj qoftë gjithmonë i lumtur. Ju dua shumë“, ka shkruar Linda.



















