Në fakt ajo nuk po mahnit vetëm Kaney West, por gjithë botën.
Dua Lipa është në momentin më të mirë të karrierës së saj, e duket së fundmi kudo flitet për talentin e saj. Reperi West ka shprehur publikisht vlerësimin për këngëtaren shqiptare dhe do të dëshironte shumë që ta bënte Dua-n pjesë të albumit të ri ‘Yandhi’.
Burimë pranë këngëtarit janë shprehur se Kaney është tejet i impresionuar nga zëri i këngëtares dhe që tani ai ka gati disa këngë të cilat do të ishin perfekte për t’u performuar nga Dua Lipa.
Ndërkohë nga ana e artistes kosovare nuk ka ende një deklaratë rreth kësaj ftese të reperit të njohur.