Mësuam, mes një habie të madhe, se regjizorja e njohur shqiptare, mbushi plot 68 vjec, e këtë pakkush, mund ta besonte!!! Koha duket sikur ka ndaluar për Vera Grabockën. Moshën e saj nuk e lexon dot sado të mundohesh, as në fytyrë e as në trup.
Padyshim, Vera është një femër që kujdeset shumë për veten, dhe trajtimet besojmë, nuk i kursen. Por, arsyeja e kësaj “ rinie të përjetëshme“ nuk është vetëm kjo: regjizorja në fakt, është shumë energjike.
Nuk janë pak ata që mund të dëshmojnë se e kanë parë të bëjë jogging-tek Parku i Madh i Liqenit Artificial ne Tirane, e aktiviteti është tejet i rëndësishëm, sic po dëshmohet qartazi tashmë, në ruajtjen e një forme të mirë fizike, por edhe shëndetësore. Ajo ndërkohë është edhe mjaft aktive në profesion, gjithmonë e palodhur sic tregojnë edhe show-ut e fundit, “Dance with me”, “Your Face Sounds Familiar”, “Në kurthin e Peter Pan” .Pa përjashtuar ndërkohë dhe gjenet e mira, a gabojmë nëse themi se keto janë arsye të mjaftueshme për një pamje të tillë??



















