Pas përfundimit të një sezoni të programit “Për drekë me mua”, drejtuesit e Tv Klan nuk e panë të arsyeshme, për ta vazhduar më tej e për rrjedhojë, moderatorja Arjola Shehu mbeti jashtë Tv Klan, e për një kohë të gjatë jashtë çdo ekrani.
Ndonëse aktualisht ajo është përzgjedhur për të moderuar spektaklin “Netët e Klipit Shqiptar”, Arjola Shehu duket se ka patur ofertë nga ekrani i Top Channel për të moderuar një program të cilin ajo e ka refuzuar. E ftuar në “Thumb”, Arjola u shpreh se oferta nga Top Channel nuk u konkretizua.
“Kam refuzuar të drejtoj një program që nuk më përshtatej, pasi u largova nga Tv Klan. Pata disa propozime të tjera për të bërë një emision paradite. Unë mendoj se nuk është momenti që të ndaloj me formate të tilla. Kam për të përjetuar gjëra të tjera përpara se të bëhem zonjë shtëpie. Ishte një propozim për të qenë në Top Channel, por nuk u konkretizua në fund fare”



















