Melanie Brown, ish pjesëtarja e grupit Spice Girls bëri një deklaratë bombsatike përballë gazetarit Piers Morgan. Ajo rrëfeu se ka kryer marrëdhënie seksuale me një prej pjestareve të grupit me Geri Halliwell, ose Ginger Spice siç e thërrisnin më së shumti asokohe bionden simpatike të grupit të njohur të viteve 20’.
“Do të më urrejë për këtë, por është fakt. Thjesht ndodhi. Ne ishim shoqe të ngushta, por ja që ndodhi”; u shpreh Mel B.
Ende nuk dihet se si e ka pritur këtë deklaratë Geri, por burime për The Sun janë shprehur se ajo është tepër e acaruar me Mel B, e cila mund ta kishte shmangur pyetjen.