Ishte Rezart Veleshnja që e paralajmëroi me një video në Instagram, por duket nuk paska qenë thjesht shaka. Moderatori ka shkruar vetë më tej në rrjetet sociale: “ “Sot kthehem te ‘Buka e vjetër’. PORTOKALLI.”, në krah të një fotoje ku shihet së bashku me drejtuesin e emisionit, Salsano Rrapi dhe aktorin e humorit, Ledio Lako.
Ermali shfaqet aty i veshur si Cimi, personazhi I grimcave të dikurshme të humorit me grupin The SHBLSH.
“Ermal Mamaqi sot në Portokalli. Do e ndriçojë skenën këtë javë”, thoshte Veleshnja në mesazhin shoqërues të videos së tij, që nxiti kureshtjen e ndjekësve.



















