KreuCelebrity

Belen Rodriguez shtatzënë për herë të dytë?! Fotot që lindën dyshimet!

Ndërsa mediat italine po ‘ziejnë’ rreth aludimeve nëse moderatorja dhe modelja Belen Rodriguez është ribashkuar me babain e djalin e saj Stefanon, një tjetër lajm duket se po ‘thyen’ rrjetet sociale dhe mediat italiane.


Portalet e shtetit fqinj kanë publikuar disa foto të Belen ku duket me barkun paksa të rrumbullakosur, çka ka bërë që të mendohet se ajo është shtatzënë për herë të dytë.
Ndonëse moderatorja dhe balerini nuk e kanë pranuar që janë rikthyer, disa foto të çiftit në aeroport ku duken shumë të afërt me njëri- tjetrin kanë krijuar dyshime se ata janë sërish bashkë.


Sa i përket lajmit të shtatzënisë ende nuk ka patur asnjë reagim nga Belen, as për ta pohuar e as për ta mohuar shtatzëninë e supozuar!


Belen Rogriguez dhe Stefano De Martino janë prindër të një djali 5-vjeçar i cili quhet Santiago!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF