KreuCelebrity

Tom Cruise nuk lejon Nicole Kidman të marrë pjesë në dasmën djalit të tyre!

 

Connor Cruise është djali i aktorëve Tom Cruise dhe Nicole Kidman dhe pritet të martohet së shpejti me partneren e tij italiane.

Mediat e huaja shkruajnë se Tom nuk do ta lejojë ish-gruan e tij Nicole që të jetë e pranishme në dasmë dhe arsyeja është tërësisht qesharake. Tom dhe Connor Cruise janë besimtarë të devotshëm të një religjioni kontrovers Scientologjisë dhe Kisha e tyre nuk mund të lejojë praninë e nënës së Connor, pasi sipas tyre Kidman është njeri i papërshtatshëm dhe me probleme personaliteti.

Tom Cruise dhe Nicole Kidman u martuan në vitin 1990, e duke qenë se  nuk arritën të kishin fëmijë biologjik, ata adoptuan Isabella-n dhe Connor.

Në vitin 2001 Cruise i dha fund martesës me Kidman.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF