KreuCelebrity

Meghan Markle dhe sekreti i buzëve ngjyrë nude!

Dukesha e bukur e Sussex-it prej kohësh ka rënë në sy për buzëkuqet e saj ngjyrë mishi, me tonalitetet natyrale, duke nënshkruar edhe stilin e saj të make up-it.

Kritikët mendojnë se në këto produkte që ajo zgjedh kanë qenë më shumë pjesë e grimit pas martesës, por ndoshta në këtë mënyrë ajo ka kuptuar se buzët me tonalitete nude e bëjnë atë të duket më e rafinuar, sensuale dhe magjepsëse, krahasuar me buzëkuqet e ekzagjeruara që përdorte para disa vitesh.

Ne të gjithë e dimë, Meghan nuk është ajo vajzë naive dhe e ëmbël që dëshiron që ne të besojmë dhe, kush e njeh mirë, rrëfen se ajo ka një temperament të këndshëm, por nuk lejon që askush t’i hipë në qafë. Ajo që është e sigurt është se, falë të kaluarës së saj si aktore, ne dimë shumë më tepër për të dhe sekretet e saj të bukurisë sesa për ato të Kate Middleton.

“Unë jam shumë më pak joshëse se karakteri i Rachel në Suits” ka thënë ish-zonja Markle në shumë intervista para se ajo të bëhej dukeshë – madje duke e parë atë tani, ajo nuk ngjan me vajzën që keni njohur më parë. Make-up i saj është reduktuar në mënyrë thelbësore dhe kjo për shkak të disa rregullave nga Pallati Mbretëror, pjesë e së cilës ajo është tashmë.

Meghan dhe buzëkuqët që përdor, pas martesës me Harry-n

“Më mjaftojnë vetëm pesë minuta për të plotësuar pamjen e fytyrës timë. Frymëzimi vjen nga nëna ime e cila nuk ka mbajtur kurrë një të kuq buzësh të theksuar”. Ajo përdor laps dhe bojë për vetullat, por sekreti i suksesit janë buzëkuqet nude , shoqëruar me një balsam të trëndafiltë dhe super hidratues, i cili i jep një ajër të freskët dhe të shëndetshëm, jo vetëm në buzë, por në të gjithë fytyrën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF