Albi Nakon më shumë jemi mësuar të shohim të përmendet në median rozë për raportin e shumëpërfolur me ish të shoqen, Klaudia Pepa.
Por koreografi ka nisur të bëhet gjithmonë e më aktiv në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendje edhe për foto ngacmuese apo për postime si ky i fundit, ku thumbon një kategori të caktuar vajzash: ato që kujdesen më shumë për pamjen e jashtme, sesa për formimin e tyre. “Nëpër vendbanimet tona nuk ka libra dhe biblioteka, por në çdo lagje ka një palestër për mirëmbajtjen e trupit, sepse tek ne nuk është e turpshme të jesh “trutrashë” por truptrashë. Vashat tona nuk vlerësojnë djalin nëpërmjet asaj që ka në kokë e shpirt, por për nga marka e xhipit dhe nga togëza e rripit”, ka shkruar Albi në “Insta Story”.