KreuCelebrity

“Si mund të puthësh dikë tjetër që s’është babi?!” Aktorja shqiptare rrëfen ‘kritikën’ që i bëri e bija!

 

Adelina Muça , një prej aktoreve më të talentuara të skenës së teatrit shqiptar, vjen së fundmi në rolin e Belës, zonjës së shtëpisë Kuqézi, në serial komedinë ‘Situation comedy’, prodhuar dhe realizuar nga Tring. Bela e “Familjes Kuqezi”, është mamaja e Dorës dhe Fatjonit në sit-com, por në jetën reale është mamaja e Noha-s. Në programin “Tring Stars”, krahas detajeve rreth sitcomit, Adelina rrëfu edhe një përjetim interesant të vajzës së saj Noha, teksa ka parë mamin në ekran.

 

“Ajo e ndjek, ka raste kur e sheh dhe dy herë. Edhe kur unë nuk e kap orarin e transmetimin, ajo e ndjek dhe kur shkoj në shtëpi, flet pafund për episodin që ka parë. Kryesisht e tërheqin personazhet e fëmijëve, dhe kënaqet me ata të dy. Ka pasur raste edhe kur më ka drejtuar gishtin por në gjëra që lidhen me marrëdhënien në familje. Problematika më e madhe ishte një episod ku më tha: ‘Nuk e kuptoj dot si mund të përqafosh (se nuk thoshte dot puth) një person tjetër përveç babit. Uroj mos të ndodhi herë tjetër”; tregoi aktorja për gazetaren e “Tring Stars”

Adelina është bashkëshortja e regjisorit Hervin Çulit, e duket se Noha nuk ka dëshirë ta shohë mamin të përqafohet me njeri tjetër përveçse me babin e saj.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF