KreuCelebrity

Urimi origjinal i Julkës në ditëlindjen e të birit ka brenda dëshirën kryesore të cdo nëne!!!

Djali i madh i Julka Gramos mbushi tetë vjec, e sigurisht, në këtë ditë kaq të vecantë, do të kishte një urim special nga mamaja dhe ai ishte vërtet i tillë: i vecantë dhe shumë original. Ndërsa mesazhet e zakonshme janë të mbushura me urime shumë nga të cilat lidhen me dëshira realizimesh, apo janë shprehje dashurie dhe krenarie, ky i moderatores ishte këtë radhë mjaft më bazik: vogëlushin sic duket e kanë mundur problemet shëndetësore, dhe gjëja e parë që I ka ardhur asaj në mendje, normal ka qenë shëndeti.

“Ato urimet e mëdha kam gjithë jetën përpara për t’i bërë dashuria ime por, këtë vit vallahi shumë shëndet të uroj, imunitet sa më të fortë e sa më pak viroza se na lanë pa festuar qelbësirat. Ti e di se sa pafund të dua se ta them e shpreh çdo ditë aq sa më duket se të marr frymën. Gëzuar ditëlindjen shpirt”, – ka shkruar Julka.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF