KreuCelebrity

Lady Gaga “arratiset” për 33 vjetorin e saj në Meksikë!! Shikoni pak me kë!!

Që kur mori Oskarin për këngën më të mirë, Lady Gaga nuk po gjen paqe nga shtypi botëror, në lidhje me jetën e saj private. Jo, se më parë nuk ishte në qendër të vëmendjes, por romanca me Bradly Cooper-in e solli në majën e gossip-it dhe ndoshta kjo zbehu dhe ndarjen e saj nga i fejuari, njëkohësisht dhe menaxheri i saj. Publiku donte patjetër të shijonte ato emocione që çifti ndjeu dhe përçoi tek publiku gjatë setit të xhirimit.

Arkivuar tashmë kjo histori, Lady Gaga ka një dashuri të re. Ai është aktori Jemery Rener, një tjetër div i Hollywood-i.  Sipas revistës People, të dy personazhet janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ndërsa portali E! News flet për 11 persona që e shoqërojnë këngëtaren gjatë një feste që ajo do të organizojë në një mega vilë në Cabo San Lucas të Meksikës me rastin e 33 vjetorit të saj. Portali në fakt nuk është shprehur konkretisht për prezencën e Jeremias, por shkruan që këngëtarja do të festojë fikjen e 33 qirinjve në shoqërinë e njerëzve më të dashur, ushqimit të mirë, humorit dhe festimeve në  pishinë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF