Ndarja e tyre shkaktoi mjaft keqardhje: lidhja e Stines me partneren e tij Graciela mori fund në prag të Vitit të Ri, pikërisht atëherë kur të gjithë shijojnë periudhën e ngrohtë të festive e cila shërben dhe si një moment ideal për tu afruar edhe më shumë me familjen. Këngëtarja e pat njoftuar ndarjen me një postim në instagram, por tani tregon se mund të mos ketë marrë fund dhe se rikthimi nuk është I pamundur.
Vetëm se kushti që ai vendos, tingëllon paksa I cuditshëm: “Nuk them që ka mbaruar apo ka filluar. Ne kemi raporte të mira, takohemi me vajzën. Po u soll mirë, do ta shikojmë”, ka thënë këngëtari Stine. Varet cfarë nënkupton ai me sjellje të mirë, apo jo.



















