KreuCelebrity

“Une vlej më shumë se pesha ime“: Demi Lovato i përgjigjet shkrimit që e cilësonte të shëndoshë!!!!

Demi Lovato nuk e ka problem të thotë atë që mendon, sidomos kur vjen fjala tek shëndeti mendor dhe trupi. Dhe këngëtarja e “Sorry Not Sorry“, foli përsëri ashtu sic di ajo. Reagimi erdhi pas një shkrimi nga The Inquisitr që thoshte: “ Demi Lovato duket më e shëndoshë pas stërvitjes dhe djersës së derdhur në LA“.

“Unë jam më shumë se pesha ime, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale.  Shumë njerëz sot e mbështesin peshen e tyre ideale tek ato cfarë thonë të tjerët mbi mënyrën sesi duhet të dukesh. Dhe shkrime të tilla kontribuojnë në këtë lloj të menduari toksike. Nëse po e lexoni këtë ju them, mos i dëgjoni fjalët negative për kulturën dietike. Ju jeni më shumë sesa një numër në peshore, dhe unë më shumë sesa një titull reviste mbi formën e trupit tim“, ishte mesazhi plot kuptim I Demit.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF