KreuCelebrity

Eugent Pushpepa paska zgjedhur më të bukurën e Shqipërisë si imazh në klipin e ri!

Ndonëse është një prej zërave më të mirë të rrokut shqiptar, për Eugent Bushpepën videklipet nuk janë qëllimi kryesor në karrierën e tij, pasi të tilla ai numëron shumë pak gjatë gjithë këtyre viteve.


Por kësaj here artisti ka vendosur të vijë me një videklip e duket se është kujdesur në detaj që efekti të jetë WOW. Duke qenë se këngën, zërin, dhe të gjithë komponentët që e bëjnë një krijim muzikor shumë të mirë, nuk e vëmë aspak në dyshim tek Bushpepa, këngëtari ka kërkuar që kësaj here të shkëlqejë edhe me imazhin e videos.


Burime për revistawho bëjnë me dije se Përfaqësuesi i vjetshëm i Shqipërisë në Eurovizion, ka zgjedhur bukuroshen Adrola Dushi si imazh të klipit të tij, që e sjell modelen për herë të parë në një rol të tillë.


Dyshja nuk ka zbuluar ende asnjë detaj rreth këtij projekti, përveç një foto të postuar nga Adrola në instatoryn e saj.
Megjithatë ne u bëmë mjaftueshëm kuriozë për të parë se ç’kanë gatuar këngëtari dhe modelja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF