Mediat sociale ne ditët tona mund të përdoren për cështje të ndryshme; në rastet më të mira, shërbejnë për argëtim, për të fituar famë, për punë, për tu lidhur me miq e kolegë; në ato më të këqijat për tallje, ngacmim, turpërim e përhapje të urrejtjes. Ne na pëlqen të jëmi optimistë dhe këtë fuqi ta përdorim për të frymëzuar. Këto janë disa profile Instagrami që përcjellin pozitivitet për mënyrën sesi e shohin femrat trupin e tyre dhe besim që kanë tek vetja.
Louise O’Reilly, një femër shumë e bukur e cila I adhuron format e saj të mbushura; është blogere, modele dhe aktiviste per imazhin trupor. Ne faqen e saj, tregon kombinime te ndryshme veshjesh për femra si ajo dhe duket që ka shije shumë të hollë.
Thamarr ndan cdo gjë në llogarinë e saj në Instagram, mendimet, opinionet, veshjet, këshilla për bukurinë dhe lëkurën.
Gabi e quan veten “ vajzë të shëndoshë“, por të lezetshme. Ajo ka dhe koleksionin e saj të rrobebanjove.
Ragini R është blogere plus size e cila adhuron veshjet vintage.
Tanesha Awasthi ka një stilt ë sajin mjaft original
Jay Miranda “vdes“ për ngjyrën rozë
Stephanie Yeboah nuk e ka problem të tregojë se e dashuron ushqimin, ndërsa pëlqen veshjet e lirshme bojëqielli dhe ngjyrë mente
Noelle Downing ka një stil vërtet unik dhe kombinimet e saj në veshje, pëlqehen mjaft
Tepër frymëzuese është edhe Francesca Perks, kombinimet e së cilës janë mjaft shik



















