I ftuari i kësaj të diele në programin “Why not” ishte këngëtari Stine.
Ndër të tjera, moderatorja Roza Lati e pyeti artistin nëse ai e kishte parë puntatën kur ishte e ftuar ish- bashkëshortja e tij Graciela.
Duket se ndryshe nga shumë prej nesh e kishim kuptuar, Roza dhe Graciela nuk e paskan patur marrëdhënien aq ‘vaj’ sa na e ‘shitën’ në program, të paktën Stine këtë na la të kuptojmë me përgjigjen e tij!
“E pashë në fillim kur hyri, sepse më ikën dritat. Por më vjen mirë që kishit një komunikim të mirë në emision. Më pëlqen që ju pashë në paqe, sepse gjithmonë ka patur probleme mes teje dhe asaj”; ju përgjigj Stine pyetjes së Rozës!
Kujtojmë që moderatorja dhe artisti kanë patur një lidhje të gjatë shumë vite më parë, ndërsa duket se kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë, edhe pas ndarjes.
Ndërsa në muajin dhjetor Stine bëri publike ndarjen nga partnerja e tij Graciela me të cilën ka një vajzë 2- vjeçare.



















