Pasi të shihni këtë foto të publikuar vetëm pak orë më parë nga Albërie Hadërgjonaj, me siguri do të mendoheni dy herë nëse keni përpara një pice.
Këngëtarja e njohur, e cila prej vitesh jeton në Amerikë, tregon një kujdes tejet të veçantë për linjat e saj, e jo më kot sot tek të 45-tat Albëria ka forma trupore që do t’ja kishte zili edhe një 20-vjeçare.
Pak orë më parë nëpërmjet instastory-t Hadërgjonaj ka çuar një ‘mesazh’ për të gjitha vajzat e reja.
Krah një foto ku Albëria shfaqet me bikini, me forma bombastike ajo shkruan:
“Për çikat e reja që hanë pica”
Me këtë postim, Albëria sapo na bëri ta ‘urrejmë’ picën!
Ç’do porosisni për drekë sot vajza?!



















