S’kaluan as dy sekonda që kur Jenifer Lopez postoi një fotografi të sajën në llogarinë e saj personale në Instagram, kur një lumë i gjatë dhe shikimesh dhe komentesh u bënë nga fanset e saj. Fotoja tregonte aktoren dhe këngëtaren në një formë të shkëlqyer fizike në kostum banje. Dy miilonë e gjysëm like dhe më shumë se 40.000 komente, ndër të cilët dhe nga personazhe shumë të njohura të shoëbizit-it si Naomi Campbell, Lenny Kravitz, por më pikanti koment ai nga i fejuari i këngëtares, Alex Rodriguez.
Këngëtarja shkruante se ishte në setin kinematografik të filmit “Hustler”, i cili i nisi xhirimet në 22 mars në Neë York. Përkrah Jenifer-it do të aktrojnë Cardi B, Lili Reinhart, Keke Palmer, Julia Stiles dhe Mercedes Ruehl. Jenifer Lopez luan rolin e një drejtueses së një grupi striptistesh, ambietuar në një klub nate. Regjizorja e filmit Lorene Scafaria është shumë entuziaste për rolin që i ka besuar Jeniferi-t duke u shprehur se e kishte të vështirë të gjente një aktore që të intrepretonte një personazh kaq të fortë, dinamik dhe inteligjent në të njëjtën kohë.



















