KreuCelebrity

Kiara Tito bezdiset nga komentet, dhe thotë: “ Po, kam bërë ndërhyrje“!!!

Duket se pretendimet e vazhdueshme për ndërhyrje estetike e kanë lodhur moderatoren bukuroshe. Dhe ajo, në fund, doli me këtë postim:

“Duke qenë se jam sulmuar disa herë në rrjetet sociale, më ka ardhur në majë të hundës nga të gjitha komentet tuaja. Mendoj që nuk ka asnjë gjë të keqe të ndryshosh diçka që nuk të bën të ndihesh mirë. Çdokush bën çfarë të dëshirojë me veten dhe shyqyr që kanë ardhur këto kohë. Nuk e kuptoj pse duhet të ekzistojnë akoma këto paragjykime në vitin 2019-të. Po, e pranoj që kam bërë ndërhyrje! Çfarë keni për të thënë tani?”

Dhe cfarë do të mund të thonin në fakt? As nuk arritën të reagojnë, kur Kiara sqaroi me një postim të dytë se kjo ishte shakaja e saj e 1 prillit, dhe se operacione, nuk ka bërë vërtet!!

“Ndonëse nuk kam bërë asnjë ndërhyrje, nuk do të thotë që jam kundra. Kjo ishte një shaka për të ironizuar të gjithë ata që komentojnë negativisht në rrjete sociale. Në qoftë se do të bëj ndërhyrje të jeni të sigurt që do e pranoj shumë krenare. Gëzuar një prillin. Paqe!”, ishte përgjigja përfundimtare e saj!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF