Sot në orën 18:00 reperi Getoar Selimi ka lajmëruar se del videoklipi i tij më i fundit. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social instagram, reperi nuk preferoi të japë asnjë detaj, përveçse ka një foto ku duket balerina Klaudia Pepa dhe nën foto Getoari shkruan:
“Nesër në orën 18:00”
Me siguri portreti i balerinës shqiptare në postim, reperi e dinte që nuk do lihej pa u komentuar gjerësisht dhe publiku që tani është bërë mjaftueshëm kurioz për të mësuar ‘rolin’ që Klaudia do të ketë në videklipin e ri të Getit.
Ndonëse një ide e kemi, që përshembull Klaudia do t’i vërë ‘flakën’ videos me ndonjë kërcim.
Gjithsesi gjithçka mbetet për t’u parë pas pak orësh se ç’ka gatuar dhe pse është bërë bashkë dyshja e njohur.



















