KreuCelebrity

Zbulohet emri që do të zëvendësojë Karl Lagerfeld

 

Pas vdekjes së stilistit të njohur Karl Lagerfeld, kureshtja për të mësuar se cili do të ishte vendi që do ta zëvendësojë ka qenë i madh. Duket se më në fund marka që mban emrin e Karl ka zgjedhur këshilltaren e stilit dhe ajo është Carine Roitfeld.

Gjatë gjithë karrierës Roitfeld, ajo bashkëpunoi ngushtë me Lagerfeld, në shumë raste, duke përfshirë edhe bashkëbotimin e  një libri të titulluar “The little black jacket” si dhe ka punuar me të në vitin 2004 kur Karl pati bashkëpunimin me H & M.

Ndërsa bashkëpunimi më i fundit i Carine me Karl ka qenë muajt e fundit në koleksionin e quajtur “The edit  by Carine Roitfeld”, i cili do të lançohet në shtator.

“Jam shumë e bekuar dhe mirënjohëse që kam punuar me Karl për kaq vite; kemi ndarë me të jo vetëm marrëdhënie profesionale, por edhe një miqësi të thellë. Ai do të jetë gjithmonë një legjendë që ripërcaktoi nocionet e modës”; është shprehur Roitfeld.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF